Shumë pranë zonës së mbrojtur në UNESCO, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, është organizuar festa e Rrajcës, traditë e cila synon promovimin e kësaj zone dhe tërheqjen e turistëve. Përpos natyrës së mrekullueshme, Rrajca ka shumë për të treguar, tradita të cilët me krenari ruhen brez pas brezi.