Mollët e Korçës janë një prej prodhimeve më të njohura të rajonit juglindor dhe çdo vjeshtë në fshatin Dvoran organizohet Festa e Mollës. Pas një pune të lodhshme dhe vjeljes së prodhimit, fermerët ekspozojnë varietetet e ndryshme që kultivohen duke synuar promovimin sa më të mirë dhe gjetjen e tregut.