Mëngjeset e bukura në Shirokë dhe freskia e Liqenit të Shkodrës u ndërthurën me tingujt e muzikës së profesor Lorenc Radovanit dhe Bert Naraçit. Për dy ditë me radhë, në Shirokë–Zogaj u festua “Festa e Liqenit të Shkodrës” e konceptuar si një promovim për turizmin në këto zona duke nisur me gatimet tradicionale.