Mes Elbasanit dhe Tiranës, ndodhet një Zvicër e vogël. Liqeni me ujë të kristaltë, rrethuar nga pyjet ahu dhe pishë, i japin Funarit një bukuri të mahnitshme që vlen të vizitohet në çdo stinë. Por edhe pse kaq pranë, duket se Funari është ende i panjohur. 20 km nga Elbasani dhe 23 km nga Tirana, Funari do të ishte destinacioni i preferuar i një fundjavë të qetë në natyrë, por infrastruktura e vështire e bën zonën jo lehtësisht të vizitueshme.