Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ishte sot në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Bajramin e Madh. Abdixhiku deklaroi se populli i Kosovës ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë, siç janë solidaritet e përkushtimi ndaj njëri-tjetrit.