Në monumentin Memorial të Gazimestanit, për festën e serbëve, Vidovdanin, Policia e Kosovës ka shtuar numrin e pjesëtarëve të saj për kontrolle të qytetarëve që do ndjekin ceremoninë. Në hyrje, janë duke u kontrolluar për veshje me simbole nacionaliste.