Për të katërtin vit radhazi rikthehet në kryeqytet “Festa e Fërgesës” në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tek Kalaja e Tiranës është krijuar një eko-sistem ku bëhet art, ku gatuhet, ku mbahet tradita shqiptare dhe ku gëlon jeta nga vendas dhe turistë. Veliaj dha lajmin e mirë se Kalaja e Tiranës do të zgjerohet, duke i shtuar një tjetër hapësirë.