Qindra besimtarë bektashinj u mblodhën në Martanesh për pelegrinazhin e përvitshëm botëror të Ballëm Sulltanit, i cili festohet çdo 29 qershor. Edhe pse me një mot jo të mirë, besimtarët u ngjitën drejt vendit të shenjtë pa u lodhur. Në këtë pelegrinazh morën pjesë edhe kryegjyshi botëror Dede Etmond Brahimaj dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria.