Miliona sheitë– nga Irani në Afganistan dhe Pakistan – festojnë Ditën e Ashures këtë të hënë, një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e tyre fetar. Mijëra besimtarë u mblodhën në kryeqytetin e Libanit, Beirut si dhe në kryeqytetin e Irakut, Baghdad në ceremoninë e përvitshme mortore, e cila zgjat 10-ditë dhe përkujton vrasjen e Imamit Hussein, nipit të profetit Muhamed, 7 shekuj më parë.