75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur tërësisht të papërgatitur. As masat e marra në momentin e fundit nuk mundën tu vinin në ndihmë banorëve pasi ujërat kanë vërshuar nga të gjitha anët. Pavarësisht se uji arriti mbi 1 metër, banorët nuk u larguan nga banesat, me shpresën për të shpëtuar ç’të mundin dhe per të mos lënë vetëm bagëtitë të cilat i kanë nxjerrë në rrugë.