“Fermeri kërkon drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK”- me këtë pankartë në duar proteston sot para Kuvendit të Shqipërisë një fermer. Edhe pse i vetëm në protestë, ai kërkon drejtësi për të gjithë fermerët, pasi sipas tij janë bërë abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Sipas tij, këto fonde duhet të ndërpriten pasi nuk i shërbejnë fermerëve, por vetëm oligarkëve dhe firmave fantazmë.