Fermerët si Hekuran Hidri, janë gjithnjë në kërkim të tregut. Një dekadë më parë në Rrasë të Bleshit, tokat e tij i mbolli me duhan, por kjo bimë në atë kohë nuk i solli të ardhura. Për të mbijetuar Hekurani provoi edhe kultivimin e perimeve në sera, por edhe kësaj here tregu u tregu i padrejtë më të.