Për herë të parë në Peqin është organizuar Panairi agroturistik i cili synon të promovojë prodhimet bujqësore të fermerëve të zonës. Disa dhjetëra fermerë morën pjesë në këtë organizim me shpresën e reklamimit të prodhimeve të tyre bio. Përpos prodhimeve tradicionale nuk munguan as kultura të veçanta si kivi apo patatja e ëmbël.