Ilir Çemeri jetën e tij ia ka përkushtuar bujqësisë, e cila deri para një dekade i siguronte fitimin e dëshiruar, por tashmë situata ka ndryshuar. Në një sipërfaqe toke prej 15 dynymësh për shumë vite bujku kultivonte vetëm dy kultura bujqësore, të cilat kësaj here i sollën vetëm humbje. Për të shpëtuar nga falimenti fermeri për herë të parë guxoi të kultivojë lakër dhe sallatë jeshile.