Fermerët në Fier po shtojnë sipërfaqet me sera. Vetëm për këtë vit kjo sipërfaqe është rritur me 20 hektarë. 1 vit më parë, babë e bir Pëllumb dhe Endrit Maloku vendosën që në një sipërfaqe toke prej 13 dynym në pronësi të tyre në fshatin “Afrim i ri” të ndërtonin një serë moderne, duke aplikuar edhe në skemat ndihmëse.