Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në takimin me përfaqësuesit e qeverisë u përballën me fermerët që vijonin protestën në para Ministrisë së Bujqësisë. Mes toneve të ashpra, ata u janë drejtuar me akuza dhe pyetje të drejtpërdrejta, duke kundërshtuar pranimin e shumës prej 120 mijë lekësh të vjetra për lopë dhe duke kërkuar që përfaqësuesit të zbrisnin për t’u përballur me ta.