Isa Sinanit nga fshati Guri i Gomares në Divjakë i kanë ngordhur brenda një nate 60 pula. Disa ditë më parë kishte marrë mjekim në farmacitë veterinere, por nuk mundi t’i shpëtonte. Bashkëshortja e tij, Mirsida Sinani tregon se pulat i ka gjetur të ngordhura brenda kasolles dhe mishi i tyre ishte në ngjyrë blu. Ajo nuk bëri njoftim në organet përkatëse por një pjesë të shpendëve të ngordhur i hodhi në kanal dhe një pjesë pasi i futi nëpër thasë i hodhi në fushën e grumbullimit të mbetjeve.