Në çdo sezon, ankesa e përhershme e fermerëve mbetet tregu. Çmimi i domates dhe trangullit që shkon për eksport brenda 24 orëve pësoi rënie me gati 50% “Vjen tregu u bllokuan mallrat. E kam shitur në fillim me 600 lekë, vajti me pas 1300, kur dje vajti me 700 lekë”, thotë fermerja Bukuroshe Bega.