Rritja e çmimeve për një sërë produktesh të konsumit të përditshëm është kthyer në një shqetësim për konsumatorin. Prej gati 2 vitesh shqiptarët përballen me situatën e pandemisë dhe kostot e larta shëndetësore por ky dimër duket se do të shoqërohet edhe me të tjera rritje çmimesh. Vera e nxehtë ka ndikuar në prodhimin më të pakët bujqësor për shumë produkte për të cilat sapo ka nisur vjelja.