Kultivuesit e ullinjve në Vlorë çdo vit përballen me problematika të ndryshme. Fermerët e njësisë administrative Novoselë sivjet ankohen për mungesë te fuqisë punëtorë që u duhet për vjeljen e ullirit. ky proces vështirësohet nga rritja e çmimit te naftës dhe plehut kimik. Për shumë fermerë të fshatit, ulliri rrezikon të mbetet në pemë ndërsa prodhuesit e vajit thonë se do ketë humbje në cilësi.