Fermerët e fushës së Maliqit po përballen me vështirësi për mbjelljen e kulturave bujqësore. Edhe pse sezoni i mbjelljeve të kulturave kryesore si qepa dhe patatja ka nisur, shumë prej tyre nuk kanë filluar nga puna duke shtyrë afatet e mbjelljes së kulturave pranverore. Sipas tyre kjo vonesë vjen pasi toka ka ende lagështi si pasojë e përmbytjeve që ndodhën gjatë dimrit.