Fermerët e luleshtrydhes në Frakull protestuan sërish para bashkisë Fier pasi nuk morën përgjigje për dëmshpërblimin e përmbytjeve të 12 dhjetorit. Nga bashkia atyre u ishte premtuar se një komision i posaçëm do llogariste dëmet. Sipas fermerëve dëmi nga përmbytjet shkon në rreth 400 mije euro.