Vathe dhe Avdi Hushi, ky çift të moshuarish pas viteve 90 të dy mbetën të papunë, ata thonë se nga varfëria i shpëtoi toka. Në këto sera në çdo sezon mbillet ndonjë kulturë e re bujqësore, kështu për gjatë gjithë vitit fermerët e moshuar kanë se çfarë të shesin edhe pse në shumë raste çmimi i perimeve është sa për të mbuluar kostot. Pavarësisht kësaj ata kurrë nuk e kanë menduar të heqin dora nga toka.