Zona e Vidhasit është zona fushore më e madhe e Elbasanit. Në 10-vjeçarin e fundit fermerët këtu kanë investuar në pemtari, kryesisht pjeshkë dhe dardhë. Por duket se e gjithë puna e këtyre viteve po shkon dëm pasi prodhimi nuk shitet. Mungesa e një pike grumbullimi, çmimi shumë i ulët me të cilin e marrin tregtarët, kanë bërë që fermerët jo vetëm të zhgënjehen, por edhe të shkojnë drejt falimentimit.