Mirgen Zhuleku 10 vite më parë u kthye nga Greqia dhe së bashku me familjen e tij u përqëndrua te kultivimi dhe mbledhja e bimeve medicinale. Kërkesat e tregut i dhanë atij sigurinë për t’u investuar maksimalisht në këtë sektor duke bërë që për disa lloje bimësh madje të arrijë edhe certifikimin.