Ujërat e detit në Shëngjin janë rikthyer aty ku ishin më parë. Këtë e dëshmojnë objektet të cilat tashmë janë mbuluar sërish nga uji. Superzbatica e cila ndodhi ditën e ekuinoksit pranveror, tërhoqi vëmendje të madhe, pasi deti u tërhoq me rreth 20 metra, fenomen që nuk kishte ndodhur prej 50 vitesh.