Rrjetet sociale janë kthyer në obsesionin që ka rrëmbyer në masë edhe vëmendjen e fëmijëve. Të ndikuar edhe nga mësimi online shumica e kësaj grup-moshe tashmë gëzon pronësinë e një telefoni dhe shpeshherë veprimtaria e tyre në to mbetet jashtë syrit prindëror. Teksa dalin nga dera e shkollës ata na tregojnë rrjetet sociale të preferuara dhe veprimtaritë kryesore që zhvillojnë në to.