Një 30-vjeçar nga Kavaja është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi është identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes së 36-vjeçarit Arbër Gorgeja, në zonën e Fllakës. Nga hetimet rezulton se shkak i kësaj plagosjeje është bërë një konflikt i ndodhur disa ditë më parë, për motive të dobëta, mes të plagosurit dhe babait të autorit të dyshuar.