Pas vendimit të miratuar gati një vit më parë për përfshirjen e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, duke shpallur një projekt pilot, bazuar në marrëveshjen dypalëshe Shqipëri-Turqi në fushën e arsimit, nxënësit e 9-vjeçare kanë plotësuar një pyetësor se cilën gjuhë të huaj të dytë duan të zgjedhin. Në këtë mënyrë, mësuesit kujdestar do të kuptonin numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhën turke.