Gjergj Hani ishte vetëm 16 vjec kur e kanë dënuar përgjatë viteve të diktaturës. Arsyeja ishte dëshira e tij për liri dhe për të paë botën. Nga Durrësi ai donte të arratisej për të pasur një të ardhme më të mirë, por përfundoi pas telave. Historia e tij, dhe të rinjve të tjerë që patën të njëjtin fat pasqyrohet në ekspozitën “ Fëmijët pas telave’ në Sheshin Skënderbej. Organizuar nga Insitituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në ditët e kujtesës.