14 persona në çdo 100 banorë rezultojnë të jenë me gurë në veshka. Përveç gjenetikës edhe ushqimet apo pijet me konservantë kanë ndikimin e tyre. Dhe kjo bëhet edhe më shqetësues kur 2 % e këtyre rasteve janë fëmije të vegjël .Ndaj mjekët nefrologë tërheqin vëmendjen ndaj prindërve. “Një prind që ka fëmijë të vogël duhet të bëjë kujdesen me ushqimin e fëmijës, larg të skuqurave, kripës, pijeve me gaz apo konservarnte. Fëmijët me gurë në veshka 70-80 % e rasteve përfundojnë në dializë”, tha Prof. Dr. Myftar Barbullushi.