Lufta në Ukrainë është bërë pjesë edhe e bisedave mes nxënësve shqiptarë. Frikën se mos Shqipëria do të përfshihet në luftë, nxënësit e shfaqin përpara punonjësve psiko-socialë në shkolla. Pas programit mësimor, në shkollën 9-vjecare ‘Misto Mame’, psikologia Arjola Manreka zhvilloi këtë të mërkurë orë këshilluese me fëmijët.