Është pritur me protesta në Prishtinë deklarata e kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviq, ish liderin e vrarë të serbëve të Kosovës, i cili tha se “ai ishte një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit”. Me moton “Kryeministër mos na shkel në gjak”, protesta e fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po mbahet në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”.