Rikthimi i Parashqevi Simakut është kthyer në temën më të diskutuar ditët e fundit. Analisti Ilir Demalia, në një intervistë dhënë për Top Channel u shpreh ndër të tjera se Parashqevi Simakut nuk i duhet ushtruar presion por duhet ndihmuar me specialistë, dhe duhet të rrijë e qetë deri sa të marrë plotësisht veten. Demalia shprehet se ribashkimi me djalin është një ndryshim i madh që mund t’i japë fund dhimbjeve të saj.