Rastet e para të infektuara me fruth në Shqipëri u konstatuan tek fëmijë të pavaksinuar, me prindër praktikantë të fesë myslimane, të cilët shpesh e kundërshtojnë vaksinimin. Por në emër të Komunitetit Mysliman, nënkryetari Taulant Bica, thekson se mos vaksinimi nuk lidhet me fenë apo besimin islam, por me mungesën e informacionit, që kanë individë të caktuar.