Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë. Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën. Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.