Socialisti Erion Braçe ka folur në një intervistë për Top Channel, për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste. Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike. Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.