Punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit kanë hyrë në protestë pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.