Pjesa më e madhe e sipërfaqes bujqësore në Korçë nuk mbillet me fara të standardeve shtetërore. Ekspertë të fakultetit bujqësor të Universitetit Fan Noli, përmes një studimi, i cili është përqendruar në kulturat kryesore si gruri, misri, patatja, etj, kanë sjellë një fotografim të gjendjes reale të përdorimit të farave sipas standarteve shtetërore nga ana e fermerëve.