Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Gjermani. Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë.