Pak ditë më parë, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Por, nga sot e gjithë familja Rugova ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke përfshirë bashkëshorten e Presidentit Rugova, Fana Rugova, vajzën, Teuta Rugova dhe djalin tjetër të tij, Mendim Rugova.