Në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” u zhvillua këtë fundjavë “Taekwondo Family”, ku për herë të parë fëmijët stërviten dhe marrin leksione bashkë më prindërit e tyre në një seancë Taekwondo. Për të përshëndetur sportistët e vegjël në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vuri theksin në rëndësinë që po i jepet sportit e jo vetëm këtë vit ku Tirana është qyteti europian i sportit.