Në fshatin Petovë të Fierit, jeta e një familjeje prej gjashtë anëtarësh zhvillohet mes mjerimit dhe pasigurisë. Në një dhomë të vogël, ku muret e çara dhe tavani i rrënuar qëndrojnë në këmbë sikur vetëm për të mos rënë e lënduar katër fëmijët e mitur, familja Gremi përpiqet të mbijetojë. Çdo shi që bie, e kthen këtë dhomë në një vend të pabanueshëm, ndërsa katër fëmijët e mitur përballen me të ftohtin, lagështinë dhe mungesën e kushteve minimale për jetesë.