Tre të dyshuarit që u arrestuan për mashtrim me para false kanë dalë para gjykatës këtë të mërkurë. Viard Kotori u paraqit me para false në një pikë këmbimi valutor. I riu, i cili më pas është arrestuar nga policia, u mundua të mashtrojë punonjësen duke thënë se dollarët ishin marrë në bankë. Duke parë se shitësja e kuptoi mashtrimin, ai doli nga dyqani dhe u largua me shpejtësi thotë policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.