Katër persona janë vënë në pranga në Lezhë për falsifikim dokumentesh, pas një hetimi tre mujor nga policia. Janë arrestuar Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati, të tre banues në Tiranë dhe Erigesji Moriga, banues në Korçë, ndërsa janë shpallur në kërkim Artur Terziu banues në Elbasna dhe Ilir Mata banues në Tiranë.