Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Pas agjërimit një mujor besimtarët, tejet të shumtë në numër, janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë, ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti Myftiu i Lushnjës, Gramos Blliku. Në këtë ditë përcillen shumë mesazhe paqeje dhe mirësie ndaj njëri – tjetrit.