“Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lidhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht.