Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e së martës fabrikën e prodhimit të strukturave metalike në Lezhë ku Deshir Gjeta, i kthyer nga emigracioni, ka investuar për të punësuar deri në 45 persona. Ai është rikthyer në atdhe prej 15 vitesh, për të nisur një histori suksesi në tokën e tij, ku ka ngritur një fabrikë për prodhimin e strukturave metalike, e cila funksionon me teknologjinë më bashkëkohore. Gjatë vizitës, kreu i qeverisë bisedoi me disa prej punonjësve për t’u interesuar mbi pagat e tyre, ndërsa i sugjeroi pronarit që të investojë për paguar sa më mirë punonjësit në mënyrë që këta të fundit të jenë të kënaqur.