Për 3 muaj nuk kanë marrë rrogat, fabrika u mbyll në mënyrë misterioze, ndërsa shpresonin tek prokuroria por edhe aty nuk po marrin zgjidhje. Ky është fati i rreth 30 grave të një fasonerie ne qytetin e Shkodrës të cilat kërkojnë të marrin pagat. Pas dy shkresave pa përgjigje, serish një përfaqësi e grave shkoi pranë prokurorisë por edhe ketë here nuk morën përgjigje.