Gjatë vizitës në Tiranë presidenti Ukraisës Volodimir Zelensky, kërkoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në bashkë-prodhimin e armëve luftarake. Kjo ide e Zelenskit është avancuar nga qeveria shqiptare me hedhjen për konsultim publik të projekt ligjit për “ Rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”. Pritet që ky projekt ligj të jetë ndër të parët për diskutime në komisionet parlamentare, e më pas parlament në sesionin e Shtatorit.